Zbulohen detaje për shëndetin e Madonnas: Nuk mund të zgjohet nga shtrati

Madonna thuhet se është ende duke luftuar me sëmundjen e saj edhe pse është liruar nga spitali.

Burimet i thanë TMZ se këngëtarja, 64 vjeçe, ka “vjellë në mënyrë të pakontrolluar” dhe është e shtrirë në shtrat brenda shtëpisë së saj në NewYork.

Madonna, e cila u shtrua në spital me një infeksion bakterial të shtunën dhe më vonë u vu në kujdes intensiv,  thuhet se është ende duke luftuar efektet e sëmundjes së saj.

Burimet pohuan se ajo fillimisht filloi të pulsojë të shtunën kur filluan simptomat dhe se ajo gjithashtu “u rrëzua” në atë kohë.

Gjithashtu burimet i thanë më parë Page Six se Madonna ishte pandjenja dhe nuk kishte “reaguar” në një moment dhe duhej të intubohej për të paktën një natë në spital.

Madonna thuhet se i injoroi simptomat e saj dhe nuk bërë kontrrola te një mjek sepse ishte e fokusuar në turneun e saj të ardhshëm, i cili ishte caktuar të fillonte më 15 korrik.

Menaxheri shumëvjeçar i këngëtares së “Express Yourself”, Guy Oseary, i cili dha lajmin për shtrimin në spital të klientit të tij, ka konfirmuar që turi është pezulluar.

“Në këtë kohë, do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun”, tha ekzekutivi i muzikës, 50 vjeç, në deklaratën e tij të postuar në Instagram të mërkurën.

“Ne do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara”, tha tutje ai.