Zbulohen 837 bomba në Manastir

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në Manastir janë gjetur 837 bomba të pashpërthyera, përcjell TV21. Nga MPB thonë se bombat datojnë nga Lufta e Parë Botërore.

“Më datë 10.11.2022 në ora 13:30 në SPB-Manastir është raportuar se në rajonin e fshatit Staravinë të Manastir janë gjetur bomba 837 bomba të pashpërthyera të Luftës së Parë Botërore. Mjetet shpërthyese të gjetura janë marrë nga një personel piroteknik i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.