Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Zyrtarët Policorë të Stacionit Policor për mbikëqyrje kufitare Sopot, në autostradën Kumanovë – Tabanoc sot kanë zbuluar 13 emigrantë.

“Në automjetin ‘Ford transit’, me tabela të Shkupit, e drejtuar nga A.K (34) nga Rashçe e Shkipit, janë gjetur 13 emigrantë nga Pakistani”, thonë nga policia.

Nga MPB njoftojnë se A.K është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.