Zbarkimi i trupave të FSK-së në Kuvajt, Kurti: Një moment krenarie

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar moment krenarie bashkë-zbarkimin e parë ndërkombëtar të FSK-së me Ushtrinë Amerikane në Kuvajt.

Kurti deklaroi se ky është hap i rëndësishëm përpara duke thënë se ushtarët kosovarë janë të gatshëm që të kontribuojnë për paqen globale.

“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është në misionin e saj të parë ndërkombëtar të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane. Me vite mësim dhe trajnime, ne tani jemi gati të kontribuojmë në paqen dhe sigurinë globale. Një moment krenarie”, ka shkruar Kurti në Tëitter.