Zaniolo shërohet nga COVID-19

21-vjeçari që është duke u shëruar nga lëndimi në gju, testoi pozitiv me COVID-19 në fillimin e janarit, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, mesfushori përmes një Instastory, zbuloi se tani është shëruar plotësisht.

 

“Negativ, u riktheva”, shkroi ai.

Zaniolo pritet që të rikthehet në fushë mes muajve mars dhe prill.