Zaniolo: Mourinho një nga trajnerët më të mirë në botë, shpresojmë të fitojmë diçka me të

Nicolo Zaniolo ka dhënë disa komente lidhur me Jose Mourinho.

Ylli i Romës, në një paraqitje për ‘UEFA’, ka folur edhe për trajnerin aktual të Romës, portugezin Jose Mourinho.

Italiani beson se ‘Special One’ është një nga trajnerët më të mirë në botë, dhe nën urdhrat e tij Roma shpreson të fitojë ndonjë trofe.

“Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë. Ai na njoftoi të gjithëve me artin e të mos dorëzuarit. Shpresojmë të fitojmë diçka me të”, ka thënë Zaniolo.

“Me një trajner që di si fitohet, mendoj se kemi shanse më të mira”, shtoi italiani.

Nicolo Zaniolo ka qenë në mesin e lojtarëve kyç të Mourinhos në aventurën e tij me ‘Giallorossi’.