Zaniolo kërkon largimin e menjëhershëm nga Roma, pesë klube vihen pas tij

Nicolo Zaniolo ka vendosur të largohet nga Roma qysh në afatin kalimtar të janarit.

Negociatat për rinovimin e kontratës janë ndalur në gjysmë duke parë edhe formën jo të mirë të italianit.

Por me tu hapur afati kalimtar i janarit ka pasur interesim nga skuadra të ndryshme për shërbimet e reprezentuesit italian.

Mediat italiane kanë raportuar se sulmuesi i talentuar ka marrë vendim për tu larguar nga Roma tani pasi dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij.

Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Newcastle United, West Ham United dhe Arsenal janë pesë skuadrat evropiane që duan shërbimet e tij.

Roma tanimë besohet se i ka vendosur edhe çmimin e largimit yllit të tyre dhe për ta lënë të lirë kërkojnë 40 milionë euro.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje, ku ka realizuar vetëm dy gola e ka asistuar tre asistime.