Zanfina Ismaili e ashpër me abuzuesit e kafshëve, padit disa prej tyre

Këngëtarja shqiptare, Zanfina Ismaili tash e një kohë është larguar nga muzika dhe nga të gjitha skenat.

Pavarësisht që tash e një kohë nuk ka dalur para publikut, ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Ajo përmes një postimi të saj në rrjetin social Instagram, ka shfaqur agresivitet kundër abuzuesve të kafshëve.

“Pramendojeni 3 gjenerata në familje që të gjithë të gatshëm të mbyllen në psikiatri, dhe këta enden të lirë”, ka shkruar Zanfina mbi fotografinë e tre përsonave që sipas saj maltretojnë qenë dhe mace”.

Fajin për këtë keqtrajtim, Zanfina ia adreson edhe qeverisë, e që sipas saj ata janë të interesuar vetëm për luksin e vetë e jo edhe për ata që nuk mund të votojnë.

Zanfina Ismajli ka vendosur të largohet nga muzika dhe ende nuk ka paralajmëruar ndonjë rikthim të saj në skenë. /Lajmi.net/