Zanetti, për Lukakun: Donim të qëndronte, por tani ai është lojtar i një tjetër klubi!

Zëvendës presidenti i Inter-it, Javier Zanetti ka dhënë një intervistë për mediet italiane së fundmi, ku ka folur për çështjen “Lukaku”.

Zanetti theksoi se ata donin që sulmuesi belg të qëndronte te ta, por në fund mbetën të surprizuar.

“Ne donim që ai të qëndronte me ne, pastaj ndodhën gjëra që nuk i prisnim dhe vendosëm të dilnim nga negociatat. Lukaku tani është lojtar i një klubi tjetër, ai është pjesë e së kaluarës sonë dhe tani si klub duhet të shikojmë nga e ardhmja”-tha ai.