Zanetti: Martinez nuk largohet nga Interi

E ardhmja e Martinez është te Interi.

Kështu ka thënë edhe legjenda e zikalterve, Javier Zanetti.

Për sulmuesin argjentinas interesohet shumë Barcelona, që do ta bashkojë me Lionel Messin në Camp Nou, ashtu siç luajnë së bashke te Argjentina.

Por, Zanetti thotë se e ardhmja e Lautaro Martinez është në Milano.

“E shoh shumë të lumtur Martinezin te Interi, po identifikohet me klubin. Ne besuam tek ai. Personalisht e shoh të ardhmen e tij vetëm te Interi”, u shpreh Zanetti.

22 vjecari ka shënuar 16 gola në 31 paraqitje këtë edicion me Interin.