“Zajednica” do t’a rrëzoj principin e Marrëveshjes së Ohrit

Shkruan: Arbër Zaimi

Para 22 vitesh në Ohër u lidh “Marrëveshja e Ohrit” që i dha fund luftës në Maqedoni.

Princip kryesor i asaj marrëveshjeje ishte se “nuk ka zgjidhje territoriale për problemet etnike”.

Ky princip natyrisht synonte ndaljen e shqiptarëve, që kërkonin ndarjen e territoreve të veta prej atij shteti.

Ja ku jemi sot, ku po në Ohër serbët kërkojnë prej Kosovës zgjidhje territoriale për problemet etnike.

Të njëjtët “liberalë” ndërkombëtardashës që atëherë thoshin duhet pranuar principi se ”nuk ka zgjidhje territoriale për probleme etnike”, sot thonë se “duhet pranuar Zajednica”.

Megjithatë një gjë është e sigurt, po iu imponua Kosovës Zajednica, principi i “Marrëveshjes së Ohrit” do të rrëzohet. Dhe herët apo vonë do ndihet krisma. Këtë gjë tashmë e kanë vënë në dukje politikanët nacionalistë maqedonas (meqë shqiptarët e çdo shteti janë të zënë me reality shows).