Zaharieva: BE-ja në mars t’i jep Shkupit e Tiranës dritë jeshile për fillim të negociatave

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë oborri, as pragu, por pjesë e së njëjtës shtëpi, andaj duhet t’iu ndihmojmë të integrohen sa më parë në BE. Ky ishte mesazhi i shefes së diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, sipas së cilës BE-ja është e obliguar që në mars t’i jep Shkupit e Tiranës dritë jeshile për fillim të negociatave për anëtarësim.

Jemi pjesë e së njëjtës shtëpi me Ballkanin. Derisa çdo ditë përballemi me kriza të ndryshme, ajo që nuk ndryshon është gjeografia. Nuk mund të zgjedhim fqinjët. Jemi këtu. Jemi në rajon. Duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe shtetet anëtare të BE-së që nuk e shohin Ballkanin si pjesë të shtëpisë, të kuptojnë se zgjerimi është proces i dobishëm për të gjithë”-tha Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Zaharieva shtoi se metodologjia për zgjerim është propozim i mirë, por se nuk duhet të jetë argument për shtyrjen e negociatave. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov tha se është bërë disa herë precedencë ndaj shtetit tonë me mos-hapjen e negociatave, por pas metodologjisë së re dhe raporteve pozitive mbetet të shihet nëse dera e BE-së është vërtetë e hapur për vendet e rajonit.

Rasti drastik i Maqedonisë së Veriut e vë BE-në para një testi të madh. Pasi e goditi murin 3 herë radhazi, nëse nuk do të ketë vendim tani pas një përditësimi të shkëlqyer të agjendës së reformave që u publikua nga Komisioni, mungesa e vendimit do të nënkuptojë se dora është mbyllur”-pohoi Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

Këto komente dy ministrat i bënë në Think Tank Forumin 2020 në Shkup në kuadër të Procesit të Berlinit, të bashkë-organizuar nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Në takimin e nesërm të ministrave të jashtëm të rajonit dhe BE-së, pritet të zgjidhen dilemat rreth metodologjisë së re të zgjerimit, nismës së a.q. “Mini-Shengeni Ballkanik”, të diskutohet rreth fondeve IPA 3, situatës me emigrantët, statusit të romëve, Agjendës së Gjelbër. Synohet që deri në samitin e vjeshtës në Sofje, të sillen plane konkrete dhe të realizueshme në lidhje me roamingun dhe kalimin e kufijve me letërnjoftime mes shteteve të rajonit. Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e iniciuar në vitin 2014, që ta ndihmojë dhe jo zëvendësojë procesin e zgjerimit.