Gjermani, regjistrohen dy viktimat e para nga koronavirusi

Shënohen dhe dy viktimat e para nga koronavirusi në Gjermani.

Këtë e bëjnë të ditur autoritetet vendase. Ndërkohë janë konfirmuar mbi 1 mijë persona të infektuar.

Në Qipro u regjistruan dhe dy personat e parë të infektuar me virusin.

Kurse në Britani një 80 vjeçar humbi jetën ditën e sotme nga koronavirusi duke e çuar numrin e viktimave në 4.

Ndërsa janë konfirmuar 319 pacientë të infektuar. Ministri i Shëndetësisë i bëri thirrje Parlamentit se qeveria nuk propozon anulimin e evenimenteve të mëdha në vend.