Zaevi, i bindur se pas 12 prillit do të mbetet në pushtet

Zoran Zaev është i bindur që edhe pas 12 prillit do të mbetet në pushtet. Në intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë, kryeministri në largim, është shprehur që nuk do të lejoj që në vend sërish në pushtet të kthehet regjimi. Zaev druan nga paralajmërimet e opozitës për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës, që sipas tij do të thotë largim nga NATO, probleme të reja me fqinjët dhe përplasje të brendshme.

Nuk do të lejojmë të ndodhë kjo. Unë, LSDM, partitë që janë afër politikave tona, shumica e qytetarëve të ndërgjegjshëm, nuk do të lejojmë të ndodh kjo. Të ndalem tek pyetja juaj: Nuk kam frikë nga “bombat”. Përkundrazi, i inkurajoj që t’i publikojnë, sepse e di që nuk kam frikë nga asgjë- deklaroi Zoran Zaev.

Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoskiu për Agjencinë MIA tha që si parti, nuk kanë nevojë të bëjnë fushatë të zezë kundër LSDM-së, sepse afera ka thuajse çdo ditë.

Askush tjetër nuk është fajtor për tenderët përpara zgjedhjeve, për atë që zgjodhën ta mbrojnë krimin në rastin “Reket”, që dëshirojnë t’i amnistojnë spiunët, që dëshirojnë në mënyrë shtesë të na fusin në borxhe, që refuzojnë hetimin e prejardhjes së pronës së politikanëve, që zhvatja po përhapet si mishi i egër në shoqërinë tonë- tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO – DPMNE-së.

Lideri i BDI-së, gjithashtu në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, vlerëson se shoqëria duhet të ndërgjegjësohet.

Ne si subjekt asnjëherë nuk kemi bërë fushatë negative, bomba, lajme të rreme, por kemi qenë dhe ende jemi subjekt i propagandës, i lajmeve të rreme. Do të dalim me një parti plotësisht të reformuar dhe një program krejt të ri, modern dhe të guximshëm në mënyrë që të rimarrim besimin e qytetarëve- tha Ali Ahmeti, President i BDI-së.

Liderët e partisë flasin edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve të pranverës. Zaev konsideron se janë parti multietnike, e hapur PËR bisedime dhe bashkëpunim. Mickoski thotë se do të bashkëpunojnë me këdo që ka vizion dhe program të ngjashëm me VMRO – DPMNE-në. Ahmeti thekson se nuk do të koalicionojnë me ata që duan shfuqizimin e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë.