Marrëveshja mes LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI që ndryshimet e modelit zgjedhor të diskutohen pas zgjedhjeve të 12 prillit, ka irrituar propozuesit e Ligjit për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Deputetja e partisë për ripërtëritje demokratike, Liljana Popovska, tha se debati në Kuvend duhet të vazhdojë doemos.
Ky është demonstrim i forcës së tre partive të cilat e mbajnë monopolin në politikë në Maqedoni. Kjo është në kundërshtim me pritjet e partive të tjera dhe të 50% të qytetarëve të cilët kërkojnë një njësi zgjedhore. Procedura parlamentare duhet të vazhdojë, amendamentet duhet të grupohen dhe të shqyrtohen, ndërsa ne si propozues mund të pranojmë disa nga ata. Nuk është në rregull që të legjitimohet bllokimi në Parlament. As majorizimi i më të mëdhenjve ndaj më të vegjëlve. Kjo është edhe esenca e votimit me badenter- deklaroi LIljana Popovska, DOM
Përveç ndërprerjes së procedurës rreth ndryshimeve të modelit zgjedhor, nuk dihet edhe fati i Propozim ligjit për Prokurorinë publike i cili është njëri nga ligjet më të rëndësishme për drejtësinë në vend, pas përfundimit të mandatit të PSP-së. Por edhe fati i Propozim Ligjit për mbrojtje, i cili është i rëndësisë së veçantë, para se vendi të ratifikojë protokollin për në NATO dhe të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës Veriatlantike. Nga VMRO-DPMNE thonë se për dy ligjet në fjalë mbeten në qëndrimin e njëjtën.
Dihen qëndrimet edhe të ligjit për mbrojtje edhe për prokurori publike, janë ligje për të cilat duhet të plotësohen parimet të cilat janë pjesë e NATO-s. Në atë propozim tekst janë edhe pjesët të cilat aspak nuk janë pjesë e parimeve për anëtarësim në NATO- tha Sinkron: Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.
VMRO kundërshton riemërimin e ARM-së në atë të Maqedonisë së Veriut që parashikohet në ligjin për mbrojtje, ndërsa nuk ka shprehur qëndrimin rreth pr/ligjit për prokurorinë publike që e hartoi Ministria e Drejtësisë.