NATO, ratifikimi para kohe dorëzohet nesër në Kuvend

Qeveria ka vendosur të ratifikojë parakohe Marrëveshjen përfundimtare për anëtarësim në NATO. Propozim- ligji pritet nesër në mëngjes të dorëzohet nga shërbimet qeveritare në institucionin ligjvënës. Në seancën e fundit qeveritare u miratua teksti i propozim- ligjit për ratifikimin e marrëveshjes Veri- atlantike, e firmosur në Uashington më 4 prill të vitit 1949.

Procedura kërkon miratimin e saj në Parlament, ndërsa parashikohet të hyjë në fuqi pasi të botohet në Gazetën Zyrtare. Ligji më pas do të depozitohet në Uashington, por pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin e aderimit të vendit në Aleancë.

Vendimi i tillë i detyruar nga qeveria e Zaevit pason pas krizës komplekse politike në Spanjë dhe pasiguria nëse lideri socialist dhe udhëheqësi i detyrës Kryeministri Pedro Sanchez, i cili fitoi shumicën e deputetëve në zgjedhjet e nëntorit, do të ketë sukses të formojë qeveri.

Ndërkohë, zgjedhjet në vend po bëhen gjithnjë e më shumë të mundshme të mbahen më 12 prill, që do të thotë se Parlamenti duhet të shpërndahet më 11 shkurt, 60 ditë para zgjedhjeve. Është e paqartë nëse Madridi zyrtar do ta miratojë Ratifikimin deri atëherë.

Alsat