Zaevi fton “Të majtën” në takimin me ASH-AAA-në

Kryeministri Zoran Zaev duke folur për vendimet që i kanë marrë me Hristijan Mickoski, tregoi se këto vendime i ka marrë me konsesus të partive të koalicionit, dhe të opozitës me të cilën do të takohet të mërkurën.

I ka bërë thirrje edhe partisë “E majta” të Dimitar Apasievit të marrë pjesë në takim.

“Donim të tregojmë se kjo nuk është marrëveshje vetëm mes dy partive politike, por kjo është një zgjidhje konsensusi. Unë do të takohem me partnerët e koalicionit ASH-AAA-ja, dhe ja i bëj thirrje edhe “Të majtës” të marrë pjesë në atë takim”, tha Zaevi, transmeton TV21.