Zaev u uron suksese pjesëmarrësve në Lojërat Olimpike në Tokio

Ekipi olimpik i Maqedonisë së Veriut ka parakaluar në defilenë e Lojërave Olimpike Tokio 2021.

Për këtë, kryeministri Zoran Zaev u ka uruar suksese tetë pjesëmarrësve nga Maqedonia e Veriut në garën më të madhe në botë në sport.

“Ekipi olimpik i Maqedonisë së Veriut është paraqitur në defilenë e kombeve në Lojërat olimpike verore në Tokio. Arenat sportive janë hapur për realizime të reja olimpike, dhe mes tyre vendin e tyre në mënyrë të barabartë do ta kërkojnë edhe gjatë olimpikët tanë. Ju dëshiroj suksese në realizimin e ambicieve të tyre personale të cilët do të në bëjnë të gjithëve krenarë”, ka shkruar Zaev në Facebook.