Zaev thotë se ai ka propozuar kryeministër shqiptar për 100 ditë, Ahmeti është pajtuar fare pa kryeministër shqiptar! (Video)
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se është treguar i mëshirshëm ndaj BDI-së dhe vetë ai ka propozuar që të ju takojë kryeministri 100 ditët e fundit.
Zaev sqaroi se cilat ndryshime do të bëhen lidhur me ndërprerjen e qeverisë teknike dhe emërimit të kryeministrit në 100 ditët e fundit.
“Sot e arritëm këtë marrëveshje dhe i prezantuam të gjitha atributet. Në vetë marrëveshjen, BDI tregoi madhështi dhe virtyt për gjithë qytetarët e vendit. Me këtë rast u konfirmua që unë ta kem nderin të jem kryetar i Qeverisë me mandat të plotë katërvjeçar. Pjesë e marrëveshjes është ndërprerja e qeverisë teknike gjë për të cilën jep përkrahje edhe VMRO-DPMNE. Për shkak të kësaj madhështie tregova virtyt që 100 ditë para zgjedhjeve të vendoset kryeministër me propozim të BDI-së. Ky është virtyt që do ta elaboroj para LSDM-së dhe kur u bë një hap i tillë para nga Ahmeti në marrëveshje të rrumbullakësuar, e nxora në masë dhe e propozova dhe besoj se kjo e forcon partneritetin”, tha Zaev, transmeton PlusInfo.
Këtë pjesë të deklaratës mund të dëgjoni nga minuta 15 deri në minutën 20 të videos më poshtë.