Ibrahimi: Këta që gënjyen për kryeministrin do të marin dënimin e popullit

Zeqirja Ibrahimi

Sa keq më vjen që sot shqiptarëve duhet t’u them “më vjen keq që kam pasur të drejtë”. Mashtruesi mbetet gjithnjë mashtrues.
Unë nuk kam pasur iluzion se këta njerëz janë mashtrues, por sot e dëshmuan edhe një herë. Plaku i Thinjur mbeti pa fjalë kur u pyet pse ka gënjyer. Me të ardhë keq sa poshtë mund të bie njeriu.

Kështu burrnia mori fund. Kryeministër katërvjeçar do të jetë Zaevi.
Prej sot “kLieministLi shqiptar” është titulli i ri i gënjeshtrës së Ali Ahmetit. As 12 deputetët tanë nuk e shpëtuan nga pasioni i sëmurë për pushtet.
Pas këtij demaskimi, prej nesër fillon një faqe e re për shqiptarët e vendit tonë. Mashtruesit dhe gënjeshtarët, që sot më u vulosën si të tillë, i pret dënimi i popullit, që nuk harron. Në zgjedhjet e ardhshme këta do të përfundojnë si këto partitë njëdeputetëshe.