Zaev: Të gjitha pakot ekonomike në fokus kanë qytetarët

860 milionë euro janë vendosur në dispozicion të qytetarëve dhe ekonomisë në 4 pakot e para ekonomike, bëri të ditur kryeministri Zaev.

Pakoja e parë është zbatuar 90.1%, e dyta 100% e 3-ta 75.4% ndërsa pakoja e katërt është zbatuar 72.7%.

Zaev theksoi se disa nga masat në pakon e tretë dhe të katërt janë realizuar gjatë këtij viti.

“Nëse nuk do të merreshin masa siç janë për rrogat, kontributet kartela pagesore dhe të gjitha masat që i morëm rënia e konsumit privat do të ishte thuajse dyfishë më i madh. Nga paraqitja e korona virusit Qeveria e vendit është maksimalisht e përkushtuar. Në suaza të katër pakove të cilat janë marrë 70 masa të ndryshme të cilët kemi përkrahur kompanitë, qytetarët, punëtorët të gjithë që janë të goditur nga pandemia. Të gjitha pakot ekonomike në fokus e kanë qytetarin. , tha kryeministri Zaev.