Zaev: Takimi i nesërm është në nivel koordinatorësh, jo liderësh

Kryeministri Zoran Zarv për TV21 ka sqaruar formatin e takimit të nesërm.

Njofton se nuk do të jetë në nivel liderësh, por mes koordinatorëve të grupeve parlamentare të ASH-AAA, BDI-së, Besës dhe VMRO-DPMNE-së.

Në takim do të marrin pjesë edhe ministri Oliver Spasovski dhe Bojan Mariçiq.

“Nëpërmjet koordinatorit të LSDM-së janë ftuar Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa, në takim nesër prej ora 10 në Parlament. Unë do të marrë pjesë me ministrin e Punëve të Brendshme dje ministrin e Drejtësisë. Janë ftuar edhe koordinatorët e BDI-së, Besës, VMRO-DPMNE-së”, tha Zaev për TV21.