Zaev: S’kemi pretendime territoriale, presim që BE-ja të mbajë premtimet

“Nuk kemi dilema për të dhënë garancat. Ne jemi popull paqëdashës dhe nga ne mund të pritet vetëm ndërtimi I miqësive dhe bashkëpunimi”– ka deklaruar Kryeministri Zaev në intervistën për “Fokus” duke u përgjigjur në pyetjen rreth deklaratës së Presidentit bullgar, Rumen Radev se Bullgaria dëshiron garanci të qarta për sigurinë dhe interesat e saj kombëtare.

Kryeministri Zaev shton se “nëse mendohet për emrin e shkurtë dhe të gjatë, Maqedonia e Veriut është njëjtë sikurse Republika e Maqedonisë së Veriut dhe saktë ka të bëjë me vendin që nuk ka pretendime territoriale as ndaj Bullgarisë e as ndaj fqinjëve tjerë”.

“Definitivisht mendoj se Presidenti Radev, që është një lider evropian, mund të bëj një hap pozitiv përpara, me cka do t`I jep shans zhvillimit të miqësisë sonë dhe të lejë gjurmë mes dy popujve” – ka vlerësuar Zaevi duke shprehur kënaqësi nga format e dorëzuara kreative të propozimeve që Ministri I Jashtëm I Portugalisë, Augusto Santosh Silva dhe Komisioneri Varhelji, para disa ditëve I bën publike pas vizitës në Sofje dhe Shkup dhe duke shpresuar se në fund të ditës BE-ja do të na e japë atë që e presim.

Duke potencuar se me qëllim që procesi të ketë sukses, është dakorduar që të mos jepen detaje, Zaevi shton se populli duhet të jetë I informuar se kjo është një bazë e mirë dhe se pritjet në suaza të propozimit, që do të shqyrtohet nga Qeveria dhe në konsultim me Presidentin dhe instancat përkatëse, do të ndërtohen pozicionet e vendit.

“Me rëndësi është se do ta marrim atë që e presim si minimum, e kjo është, të kihet kujdes për gjuhën e pastër maqedone dhe për identitetin maqedonas” – ka deklaruar Kryeministri Zaev për “Fokus” duke përsëritur se liderët evropian dhe anëtarët e BE-së kanë konfirmuar se argumentet janë në anën tonë dhe duke marrë parasysh kushtet në Bullgari që ka një Qeveri Teknike, pritet që në periudhën e ardhshme, pas seancës së Këshillit të Ministrave, të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare.

Lidhur me propozimin e opozitës që të braktise marrëveshja dhe të bëhet një marrëveshje e re, me më shumë garanci ndërkombëtare, Kryeministri Zaev thotë se është shumë joserioze që të anulohet marrëveshja që tashmë ka filluar të realizohet dhe për të cilën ka shumë për t`u bërë, duke shtuar se identiteti dhe gjuha janë linjat e kuqe të njohura, për të cilat as Qeveria e as BE-ja nuk mund të bisedojnë e t`I ndryshojnë. /KlanMacedonia