Zaev shkoi pa Naser Zyberin te Pendarovski, LSDM-BDI ende larg marrëveshjes (Video)

Burime partiake sot para dite paralajmëruan mundësinë që kryetari I LSDM-së Zoran Zaev të shkojë te presidenti Stevo Pendarovski për të marë mandatin bashkë me kandidatin e BDI-së për kryeministër Naser Ziberi.
Sipas tyre kjo do të simbolizonte se LSDMm dhe BDI janë afër marrëveshjes për koalicion sipas sistemit 3+1 (3 vite Zaev kryeministër, 1 vit Naser Ziberi). Mirëpo Zaev në kabinetin e Pendarovskit shkoi pa Ziberin, që sipas burimeve tona, tregon qartë se LSDM dhe BDI ende janë larg marrëveshjes.
I pyetur nga gazetarët pasi mori mandatin, Zaev tha se me BDI-në janë bë avancime të kënaqshme në disa pika, por se në disa ende ekzistojnë dallime serioze.