Zaev: Regjistrimi i popullsisë nuk i prek të drejtat e shqiptarëve

Regjistrimi i popullsisë nuk do të jetë shkas për veprime që do të prekin të drejtat e shqiptarëve dhe entiteteve të tjera. Kryeministri Zoran Zaev zotohet se pas regjistrimit nuk do të ndryshohet pordorimi i gjuhëve, ligji për të drejtën e shqiptarëve dhe etnitetet tjera më të vogla.

Zoran Zaev, kryeministr i Maqedonisë së Veriut

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, ligji për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive më të vogla etnike, në mënyrë absolute mbeten të njejta dhe aspak nuk ndryshojnë, varësisht prej numrit të përgjithshëm të qytetarëve të regjistruar, varësisht atyre që janë rezidentë apo jorezidentë dhe këtu gjithçka është e pastër, pra nuk ka procese retrograde”.

I pari i Qeverisë foli edhe për pjesën sociale të ekonomisë, ku tregon se ajo çka do të ndryshon janë fshatrat e bastisur ku nuk jetojnë njerëz, që investimet e tyre do të kalojnë në ato me të banuara.

Pas këtij qeëndrimi ka reaguar Aleanca për Shqiptarët, e cila vlerëson se Zoran Zaev ka kohë që ka humbur kontaktin me realitetin dhe deklaratat e tij jo vetëm që nuk mund të merren si të sakta, por ata paraqesin alarm shqetësues për planet e fshehta të Qeverisë LSDM-BDI.

Aleanca për Shqiptarët

“Të drejtat kolektive të shqiptarëve varen nga numrat dhe këtë e thotë Kushtetuta, ndërsa Zaev nuk është mbi aktin më të lartë juridik. Ndërkaq Artan Grubi, e ka dëshmuar tanimë se sa lehtë bëhen pazare në kurriz të shqiptarëve dhe ai më së paku ka të drejtë të flet për avancim të drejtash”

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ende po vazhdon. Enti Shtetror i Statistikave bën të ditur se deri dje në orën 20:00 janë regjistuar 1.212.339 persona. Ato tregojnë edhe numrin e familjeve të regjistruara ku numri shkon në 378,033 familje dhe 516.787 banesa. /Shenja