Në seancën për pyetje të deputetëve, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se partia e tij do të fitojë me një dallim prej 60 deri në 120 mijë vota ndaj VMRO-DPMNE-së. Ai është shprehur i bindur se LSDM-së do t’i kthehen votuesit e dëshpëruar pasi thotë se ata nuk do të lejojnë kthimin e VMRO-DPMNE-së në pushtet.
“Nuk është diçka e re, unë ua thash edhe në seancën e fundit për pyetje të deputetëve se sa do të jetë dallimi mes LSDM dhe VMRO-DPMNE dhe do të jetë 60-120 mijë dhe kjo do të ndodhë derisa kështu janë politikat, qëndrimet, përderisa kështu janë rezultatet, derisa qytetarët i mban memorja, ky është fakt i pamohueshëm dhe çdo anketë do ta konfirmojë atë. Siç kalon koha, një pjesë e votuesve të dëshpëruar të partive në pushtet, parasegjithash të LSDM-së, do të kthehen sepse rënqethen nga mendimi se VMRO-DPMNE mund të kthehet në pushtet, ky është fakt dhe kjo do të ndodh, ja 12 prilli është para nesh dhe nuk ka ikje”, tha Zaev.
Lajme Zaev: Qytetarët nuk lejojnë kthimin e VMRO-së, do të fitojmë me 60-120...