Zaev: Pres që ministrat e opozitës me ndërgjegje ta kryejnë punën e tyre

esoj që ministrat të cilët janë propozuar nga opozita në Qeverinë teknike në mënyrë profesionale do ta kryejnë punën e tyre, ndërsa në fund syri i zgjuar i opinionit është i pranishëm. Liria dhe demokracia janë vendosur në vendin tonë dhe besoj se nën syrin e qytetarëve të cilëve u shërbejmë dhe për të cilët ekzistojmë, seriozisht dhe me përkushtim do ta kryejnë funksionin e tyre të gjithë ministrat, tha sot në Strumicë kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i deritanishëm, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai theksoi se detyra më e rëndësishme është që të gjithë së bashku t’i marrin të drejtat e tyre, por para së gjithash edhe përgjegjësia për realizimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike, siç i ngjan vendit, i cili gjendet në pritje, që më në fund të marrë datë për negociata, anëtar i ardhshëm i NATO-s dhe beson se të gjithë së bashku mund ta arrijnë këtë.

“Besoj se ministrat e rinj, të cilët janë me propozim të opozitës, do ta kryejnë punën e tyre me ndërgjegje dhe mirë, për shkak se gjëja e parë që e thamë, çdo muaj, çdo javë, çdo ditë janë të rëndësishme dhe pse këtë prioritet dhe përparim mos ta shfrytëzojmë që ta avancojmë rritjen edhe më tepër”, shtoi Zaev.

Në pyetjen nëse ka zgjidhje të rëndësishme ligjore të cilat duhet të miratohen deri te shpërbërja e Parlamentit më 12 shkurt, lideri i partisë në pushtet tha se ka shumë zgjidhje ligjore për miratim dhe të gjitha janë të rëndësishme.

“Mua më vjen mirë dhe i jam falënderues Parlamentit si kryetar i deritanishëm i Qeverisë për miratimin e ligjeve të cilat kanë impakt ose realizim nga 1 janari që të mund të vijojnë të gjitha proceset, që të mund Fondi për sigurim pensional t’i kalkulojë pensionet e reja, rrogat e reja të cilat janë rritur, rrogën minimale – e tërë kjo ishte shumë me rëndësi”, tha Zaev, i cili mori pjesë në bazarin humanitar para Krishtlindjeve, që e organizoi Organizata komunale e LSDM-së nga Strumica.
Sipas tij, tani mbetet që deri nga fillimi i shkurtit të miratohen rreth 50-të zgjidhje ligjore dhe të gjitha e kanë rëndësinë e vet.

“Të gjitha ligjet janë të rëndësishme dhe besoj se Parlamenti përmes diskutimit dhe debatit do t’i miratojë pa kurrëfarë obstruksione për shkak se në fund është përgjegjësia para qytetarëve. Gjithsesi se pa gjithçka mundet, por mirë është që këto ligje t’i miratojmë që asnjë proces mos të ngec dhe ritmi i realizimit të jetë më i mirë se në vitin 2019, pasi investimet kapitale janë realizuar 78 për qind dhe për këtë shkak jam i lumtur duke marrë parasysh se vitet e kaluara edhe nuk ishin aq të mira. Pastaj kemi realizim prej rreth 98 për qind pagesë të buxhetit, të ardhurat në buxhet janë rritur për 8,2 për qind në krahasim me vitin paraprak 2018 dhe me këtë rast nuk janë rritur tatimet ose taksat dhe kjo është dëshmi serioze për rritje dhe zhvillim të ekonomisë sonë dhe nuk duhet të jemi joserioz që këtë ta lëmë”, tha Zaev.

Rreth pritjeve nga Parlamenti spanjoll për ratifikimin e Protokollit për NATO, kryetari i LSDM-së theksoi se është me rëndësi që qytetarët të dinë se Parlamenti me kohë do ta miratojë vendimin për pranimin e Protokollit për ratifikim.

“Besoj se Parlamenti i ynë do ta sjell këtë vendim dhe do të nënshkruhet nga presidenti i shtetit siç është rendi, do të publikohet në Gazetë zyrtare dhe do të presim që Spanja ta përfundojë procedurën e vet për ratifikim që të mund ratifikimi i ynë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të përcillet në deponim në Uashington. Lajme të mira erdhën nga Spanja. Shohim se aty plani për zgjedhje të qeverisë së re është bërë dhe në fillim të javës së ardhshme, 6, 7, dhe 8 janar besoj se ato ditë do të mund të zgjedhet qeveri, e me këtë fiton edhe propozuesi i autorizuar nga Spanja në Parlamentin e tyre, e ajo është Qeveria. Besoj se ka kohë me të vërtetë që deri në fund të janarit dhe fillim të shkurtit edhe Spanja këtë ta përfundojë dhe bëhet i sigurtë, jo vetëm formalisht, por edhe legalisht anëtarësimi i ynë në NATO, ashtu të them, dhe me këtë përfundon tërë procedura për pranim në NATO”, tha Zaevi.