Temperatura pranverore në janar, qytetarët nuk mbajmë mend mot të tillë në dimër

Kalendari tregon muajin janar, por temperaturat nuk janë ato që zakonisht kanë shoqëruar këtë periudhë të vitit. Rrezet e diellit të krijojnë përshtypjen se nuk jemi në mes të dimrit po në fillim të pranverës. Qytetarët nuk mbajnë mend që në dhjetor apo janar temperaturat gjatë viteve të kaluara të kenë qenë mbi zero, sepse minusi e karakterizon këtë muaj në vendin tonë. Madje ata potencojnë luhatja e temperaturave, me mëngjese dhe mbrëmje shumë të ftohta, dhe mesditë me temperatura më të larta, ndikon negativisht në shëndetin e tyre.

“Këtë vit veçanërisht është ngrohtë. Nuk e di se për çfarë arsyeje, por ka ndryshim të kohës”.

“Këto luhatje nuk janë as të mira për shëndetin. Vitet e kaluara ka qenë në ftohtë, por çdo vit po ndryshon klima. Nuk e di përse, është e çuditshme. Për sa kohë që nuk ka reshje që të pastrohet ajri, temperaturat duhet të jenë nën 15, jo plus.”

“Asnjëherë nuk kanë qenë kështu temperaturat në këtë periudhë. Më parë ka qenë më ftohtë. Të mos shkojmë më larg se viti kaluar, edhe vjet ka qenë më ftohtë se këtë vit.”

“Duhet të ketë borë, duhet të pastrohet pak ajri. Më nxehtë është, mendimi im është se këtë vit është më nxehtë.”

Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se në ditët në vazhdim temperaturat do të ulen, madje priten reshje bore edhe në Shkup.

Nesër do të jemi nën ndikim të një mase të ftohtë dhe me lagështi, do të fryjë erë e ftohtë nga veriu. Do të ketë edhe reshje shiu, në disa vende edhe reshje bore. Reshjet do të jenë kryesisht të lehta, ndërsa pak më intensive në pjesën perëndimore të vendit. Nesër temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 5 gradë Celsius. Reshje të lehta borë priten edhe në Shkup. Duke filluar nga e hëna, gjatë tërë javës, moti do të jetë i qëndrueshëm, me temperatura të mëngjesit të ulëta, prej minus 10 deri në 0. Ndërsa në ditët më pas temperaturat do të luhaten nga 0 deri 9 grada Celsius -tha Kostadinka Arsovska- Enti Hidrometeorologjik.

Një ndër faqet më të popullarizuara amerikane për parashikim të motit “Accuweather”pak kohë më parë ka dhëne parashikimin sezonal për Kontinentin Evropian për dimrin 2019/2020. Në këtë parashikim thuhet se Gadishullin Ballkanik në përgjithësi e pret “një dimër i qetë dhe kryesisht i thatë” por herë pas herë do të ketë edhe reshje.