Zaev për Ligjin për shtetësi: Kemi arritur marrëveshje, detajet do t’i kumtojnë nga koalicioni ASH-AAA

Kryeministri Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar se është arritur marrëveshje me opozitën shqiptare për ligjin për shtetësi. Ai tha se kanë mbetur të zgjidhen edhe disa çështje teknik, të cilat pritet të rregullohen shumë shpejtë. Zaev tha se megjithatë do të le që tërë marrëveshjen e arritur ta kumtojnë nga propozuesit e ligjit, pra koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Kanë mbetur aspektet teknike, por më duhet të them se kemi zgjidhje. Dje kishin takim por mbetet që këtë zgjidhje ta kumtojnë propozuesit e Ligjit”, tha Zaev, raporton SHENJA.