Zaev: Pakoja e tretë e masave ekonomike është në nivel debati, vendimet përfundimtare do t’i sjellë Qeveria

Pakoja e tretë e masave ekonomike ende është në nivel të debatit. Unë e paralajmërova, ndërsa Qeveria është ajo e cila në fund do t’i sjellë vendimet dhe do t’i kumtojë, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në pyetjen e gazetarëve pas takimit të sotëm të koalicionit “Mundemi”.

“Unë paralajmërova pakon ekonomike. Ajo kaloi në Këshillin Ekonomik të LSDM-së, në të cilin morën pjesë kryeministri, ministri i Financave, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike dhe disa drejtorë të institucioneve ekonomike, ku dimensionojmë pako të caktuara, por qeveria po negocion për të gjitha këto. Qeveria flet së pari me partnerët e saj, si një koalicion, por edhe me sindikatat dhe odat, por edhe me bankat, me të cilat duhet të harmonizohemi, me të cilat negociojmë dhe kërkojmë kredi të favorshme dhe të lira. Nuk guxojmë të lejojmë të jemi jashtë këtij procesi negociues sepse kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Bankën Botërore, ne po diskutojmë marrëveshjen e ardhshme të huasë me FMN-në,ndërsa gjithashtu jemi në pritje të vendimeve pozitive për sigurimin e eurobondit në vend. Por, sapo qeveria të jetë gati, besoj se do t’i publikojë masat”, tha Zaevi.

Duke vlerësuar se ende janë në nivel të spekulimeve ato informacione të cilat dolën për 10.000 denarë ndihmë të kategorive të caktuara, tha se kjo mund të ketë një ambient në të cilin saktë do të jepeshin, por se shërbimet e ekspertëve nga FMN-ja dhe Banka Botërore mund të thonë që të drejtohen atje ku në botë është dëshmuar se ka rezultat.

“Për këtë deri më tani është në nivel të debatit dhe Qeveria në fund është ajo që do t’i sjellë vendimet dhe do t’i kumtojë. Unë si kryetar i partisë më të madhe politike, akter i pushtetit ekzekutiv, vlerësoj se jap kontribut të mjaftueshëm bashkë me organet dhe trupat tonë dhe të gjithë partnerë tanë të koalicionit në dimensionimin e masave maksimalisht të mira për rifillim ose lulëzim të ekonomisë, gjegjësisht ta shfrytëzojmë periudhën se secila krizë mund të jetë edhe mundësi e re. Në mënyrë shtesë dhe me kohë të dimensionohen dhe fillojnë të kenë efekt pakot e ardhshme të masave”, potencoi Zaevi.