Zaev: Paga për të gjithë, s’ka përmbarues, s’ka kredi deri në qershor

Kryetari i LSDM-së, ish-kryeministri Zoran Zaev nga selia përmes një konferencë për shtyp, bëri propozimin e masave të reja ekonomike që duhet të ndërmarrë Qeveria e RMV-së.

Disa ndër masat e prozopozuara janë: Përmbaruesit do të ndalojnë së punuari deri në fund të muajit qershor, paga minimale për çdo të punësuar në medie, nga një rrogë minimale për të punësuarit në kompanitë private, si dhe ndihmë financiare për sportistët.

Këto propozime ish-kryeministri i bën për shkak të gjendjes së krijuar në shtet me pandeminë e virusit Covid-19.