Luani ecën vetë, ndërsa delet në tufë

Shkruan Drilon Rrahmani

Një goditje nën brez për kryeministrin Albin Kurti erdhi këto ditë nga partneri i koalicionit LDK, së bashku me partitë e PAN-it. Madje kjo goditje ishte edhe për qytetarët e Kosovës, të cilët po luftojnë me pandeminë koronavirus, e që gjendje ekonomike e sociale nuk është aq e sigurt.

Të nisësh mocion mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, në kohën më të papërshtatshme ku njerëzit po luftojnë me jetë për shkak të virusit korona, do të thotë se ata që e nisën këtë mocion, kanë interes vetëm pushtetin, e aspak qytetarin.

Jo vetëm Agim Veliun, por të gjithë ministrat e LDK-së po t’i shkarkonte Kurti, do të duhej të rrinit të qetë për hir të gjendjes aktuale në vend.

Madje, shkarkimi i Veliut erdhi pikërisht për shkak të deklaratave të tij që përhapën panik te qytetari i Kosovës, ku me vetëdije të plotë thoshte se numri i të prekurve nga virusi po rritet nga ora në orë.

LDK-ja po gënjen kur thotë se mocionin po e nis për shkak të mos-heqjes së taksës nga kryeministri Kurti. Ata mund ta rrëzonin qeverinë kur Grenell jepte ultimatum, e kur ai nuk pajtohej me heqjen e pjesërishme të taksës. Por shkarkimi i Veliut po bënë që qeveria të rrëzohet. Pra, jo kërkesa e SHBA-së për heqjen e taksës.

Në anën tjetër kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po e përkrahë këtë nismë të LDK-së. Haradinaj gjatë gjithë kohës e quajti Kurtin mashtrues se po e hek taksën, e tani i bashkohet LDK-së në mocionin për rrëzimin e qeverisë, kinse po i prishim raportet me SHBA-në. Çfarë mund të ndihmojë atëherë AAK-ja në raportet me SHBA-në, kur janë kategorisht kundër heqjes së taksës?

Nëse i shkon skenarit për qeveri teknike, padyshim që ska rrugë tjetër pos koalicionit me PDK-në. Këtë koalicion do ta kundërshtonin shumë deputetë të LDK-së, duke filluar nga Vjosa Osmani.

Por edhe nëse kjo qeveri teknike bëhet, herët apo vonë do të kemi zgjedhje. LDK-ja e dinë mirë që kësaj radhe i shpëtoi Vjosa Osmani nga turpërimi në zgjedhje, por kjo nuk do të ndodh më, sepse Vjosa Osmani ka dy rrugë përpara; të kalojë në Vetëvendosje, ose të hap parti të re, e të marrë me vete disa nga zyrtarët e LDK-së.

Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, e dinë mirë që edhe po të bashkohen, do të humbin përball Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen ato.