Zaev: Nuk negociojmë për identitetin dhe gjuhën, negociojmë për propozimin portugez

Kryeministri Zaev në një dalje për media edhe një herë potencoi se për identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk bisedohet me Sofjen, duke shtuar se diskutojnë për propozimin portugez.

“Për identitetin maqedonas dhe për gjuhën maqedonase nuk bisedojmë fare. Bisedojmë për propozimin portugez i cili erdhi nga Portugalia si kryesuese e Këshillit të BE-së”, deklaroi Zaev.