Zaev nga Shtipi paralajmëroi se vjen koha për projekte të mëdha të komunave

Vjen koha e projekteve të mëdha për komunat, katër vitet e kaluara dëshmuam se Qeveria, ka dëgjim për komunat, janë realizuar mbi 7.000 projekte në të gjitha komunat, janë ndërtuar 60 kopshte, 80 shkolla, 60 objekte për policinë, 34 institucione shëndetësore, 20 shtëpi të kulturës, teatro, ndërtesa komunale, porositi sonte nga mitingu në Shtip, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në të cilën u promovua kandidati për kryetar të komunës së Shtipit, Sashko Nikollov dhe lista për këshilltarë e udhëhequr nga Aleksandar Mishev.

Porositi se për mandatin e ardhshëm do të realizohen mijëra projekte edhe në Shtip, lindje dhe në tërë Maqedoninë.

Lideri i LSDM-së theksoi se komunat kanë trashëguar borxhe, ndërsa pushteti qendror ka ndihmuar me lehtësimin e tyre prej 50 milion euro, plotësisht ishin siguruar edhe 500 milion euro për realizimin e projekteve në të gjitha komunat.

Porositi se projektet të cilat i ofrojnë në nivel lokal janë realitet dhe bëhet fjalë për projekte të menduara mirë.

Zaev e kërkoi mbështetjen e banorëve të Shtipit për kandidatin për kryetar komune, Sashko Nikollov dhe listën e këshilltarëve, me qëllim që projektet të vazhdojnë edhe në katër vitet e ardhshme, mes projekteve prioritare është rikonstruimi i linjës së vjetër të ujësjellësit, ndërtimi i qarkores Perëndim, gazifikimi sekondar i qytetit të Shtipit.

Mbështetje nga banorët e Shtipit për Nikollovin dhe listën e këshilltarëve kërkoi edhe ish kryetari i komunës, ndërsa tani ministër aktual i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. Në katër vitet e kaluara pushteti lokal ka bërë realizim dhe zhvendosje të projekteve kapitale, ndërsa siç tha Boçvarski kanë treguar si duhet të punohet me qytetarët, nga regjimi deri te liria, nga projektet, si dy centimetra asfalt dhe radhitja e kubeve të bekatonit deri në projekte gjigante.

Ai tha se Shtipi është vend ndërtim, u ndërtuan të gjitha rrugët rreth tij, ndërsa u realizua edhe projekti më i madh kapital diga e lumit Otinja.