Zaev: Mund të koalicionoj me të gjithë, Mickoski për shkak nacionalizmit nuk mundet

Ish kryeministri Zoran Zaev, ka thënë se po bisedon me të gjitha partitë për koalicionim eventual në zgjedhjet e 12 prillit.
“Na pret periudhë e bisedimeve me gjithë partnerët tanë të zakonshëm. Normalisht, bisedojmë edhe me parti tjera politike të cilët deri tani nuk kanë garuar bashkë me ne, ndërsa do të garojnë në këto zgjedhje”, ka thënë Zaev.
Ai ka thënë se lideri i opozitës Hristian Mickoski, nuk ka potencial për të bërë koalicionin për shkak nacionalizmit të cilin e promovon.
“Unë jam mik i mirë me të gjithë, subjekti im politik është miqësor me të gjithë, bashkëpunojmë me të gjithë. Mickoski, për fat të keq, as nuk mund të mendoj për koalicionim për shkak nacionalizmit që promovon. Ne do të fitojmë në këto zgjedhje dhe nuk do të lejojmë që dikush përsëri ta zhyt në baltë dhe probleme vendin tonë”, ka thënë Zaev.