Zaev me porosi nga Shkupi: Pse jo, BDI në opozitë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në tubimin qendror në Shkup, tha se deri më tani janë realizuar qëllimet strategjike si anëtarësimi në NATO dhe hapja e negociatave në BE. Shtoi se do të vazhdojnë me politikat transparente në interes të qytetarëve. Sipas tij këto politika nuk i pëlqejnë vetëm BDI-së e cila do të shkojë në opozitë.

“Hapëm politika të ndershme dhe të përgjegjshme, disave nuk u përshtaten këto politika, ato janë BDI, andaj nuk do të ndalojmë, do të shkojmë drejt plus përgjegjësisë, drejt plus llogaridhënies, shkojmë plus servisit ndaj qytetarëve, shkojmë drejt plus një shoqërie për të gjithë, ndërsa BDI shkon në opozitë, PSE JO BDI në opozitë!”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.