Zaev: Lufta e revolucionarëve të Maqedonisë asnjëherë nuk është kthyer në të kaluarën, por vetëm në të ardhmen

Sot e shënojmë 23 Tetorin – Ditën e luftës revolucionare të Maqedonisë dhe me krenari kujtohemi në revolucionarët maqedonas, ndaj të cilëve ne përkulemi dhe e nderojmë sakrificën e tyre, këmbënguljen e fortë dhe vullnetin e pathyeshëm për liri, drejtësi, barazi, pavarësi dhe shtetësi, shkruajti kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Theksoi se lulja e rinisë maqedonase dhe inteligjenca rreth Organizatës revolucionare maqedonase e mbajti luftën për ideal shekullor të popullit maqedonas, duke krijuar shtetin e vet.

“Guximi i këtyre veprimtarëve shkëlqeu në Kryengritjen e Ilindenit me çka ishte vendosur gurthemeli më i fuqishëm në themelin e shtetësisë së Maqedonisë, ndërsa vetësakrifikimi i tyre jehoi larg midis popujve në botën liridashëse”, theksoi kryeministri.

Zaev theksoi se lufta e revolucionarëve maqedonas asnjëherë nuk ka qenë e motivuar as për territore, as për dominim të njërit mbi tjetrin, por për qeverisje të parimeve të drejtësisë, përgjegjësisë dhe barazisë.

Ai shtoi se lufta e revolucionarëve maqedonas asnjëherë nuk është kthyer në të kaluarën, por drejt së ardhmes. “Në frymën e këtas besëlidhje, në emër të së ardhmes sonë të vetme si pjesë e botës demokratike dhe progresive, me anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, e zgjatëm dorën për bashkëpunim me të gjithë fqinjët tanë. Le ta urojmë Ditën e luftës revolucionare maqedonase!, thesoi kryeministri në urimin e tij.