Treni godet veturën me dy udhëtarë në Radushë, fatmirësisht shpëtojnë!

Dje rreth orës 17 ka ndodhur një aksident te stacioni hekurudhor në fshatin Radushë të Shkupit, ku treni ka goditur një veturë me dy udhetarë. Sipas MPB në veturë kanë qenë 44 vjeçari F.Q. Nga Tetova dhe bashkëudhëtari M.A. (56) poashtu nga Tetova. Fatmirësisht ata kanë shpëtuar nga goditja e trenit, por me lëndimet e mara janë transferuar në spitalin e Tetovës.
Policia po heton rastin.