Zaev: Ligji për Prokurorinë Publike mund të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë një vizite në Haraçin të Shkupit, u shprehu optimist se ligji për Prokurorinë Publike mund të miratohet para shpërbërjes së kësaj përbërje parlamentare, duke shtuar se teksti i projektligjit do të përcillet te partitë e tjera politike këtë fundjavë.

“Kam biseduar me të gjitha grupet parlamentare, ne jemi goxha afër, e gjithë zgjidhja mbetet për ta finalizuar atë. Ju bëj thirrje të gjithëve partive politike nga VMRO-DPMNE-ja dhe të tjerave forca politike të mos humbim më kohë. Besoj se edhe kryeministri Spasovski është gati për ta miratuar “, tha Zaev, duke shtuar se në një rast të tillë votimi do të ishte më 12 shkurt, pak para shpërbërja e Kuvendit.