Marin Mema do ta vizitojë Sllupçanin

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema nga fundi i muajit do ta vizitojë fshatin Sllupçan të komunës së Likovës. Sipas organizatorëve, Mema më 28 dhjetor do të qëndrojë në këtë vendbanim të njohur si vatra e UÇK-së në vitin 2001.
“Ekziston një listë e gjatë, shumë e gjatë arsyesh që më 28 dhjetor, ne të gjithë të gjejmë mundësinë, e të bashkohemi në tubimim kombëtar në Sllupçan. Falenderojmë disa nga organizatorët, si Mejdi Jasharin e Bajram Zendelin, dhe mbi te gjitha të nderuarin, atdhetarin e veprimtarin e madh të çështjes kombëtare Marin Memëm, që ështē i pandalshēm për Atdhe. Gjenerata jonë ka detyrime ndaj etërve tanë që themeluan kombin, dhe t’u kërkojmë ndjesë, ndjesë e falje, pafundësisht falje, për gjendjen në të cilin e kemi lënë kombin e identitetin tonë kombëtar.”, theksohet në njoftim. (INA)