Zaev – Kubera: Presim sjellje të shpejtë të vendimit për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Kryeministri Zoran Zaev në shoqërim të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe sekretarin shtetëror pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme Zoran Popov në kuadër të vizitës zyrtare njëditore në Republikën e Çekisë sot realizoi takim edhe me kryetarin e Senatit të këtij vendi, Jarosllav Kubera.

Në takim është potencuar bashkërisht se Maqedonia e Veriut dhe Çekia kultivojnë miqësi shumëvjeçare dhe të thellë.

Kryeministri Zaev, kryetarit të Senatit të Çekisë, Kubera e ka transmetuar falënderimet në emër të Qeverisë dhe popullit të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Pragës për vendin tonë, e cila, reflekton edhe angazhimin e përhershëm për integrimet tona evropiane dhe të vendeve tjera anëtare të grupit të Vishegradit”, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.

Në këtë drejtim, Zaevi e potencoi momentin kur mbështetja nga Çekia dhe vendet tjera të Vishegradit kanë arritur si porosi e fuqishme se Maqedonisë së Veriut i është shkaktuar padrejtësi në tetor kur Këshilli Evropian nuk arriti marrëveshje që vendi t’i fillojë negociatat me BE-në.

Kryetari i Senatit të Çekisë, Kuberam ka potencuar se pret sa më shpejtë të jetë e mundur sjellje e vendimit për fillimin e negociatave me BE-në sepse, siç ka thënë, Maqedonia e Veriut këtë e meriton me reformat edhe me marrëveshjet historike që i ka arritur me Greqinë dhe me Bullgarinë.

Bashkëbiseduesit në takim janë dakorduar se të dy vendet kultivojnë bashkëpunim të jashtëzakonshëm i cili tani do të konfirmohet dhe përforcohet edhe me anëtarësimin në NATO, si jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, qëndron në kumtesë.