Thaçi priti ambasadorin francez, Timonie

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, priti sot në selinë e partisë, Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, për reformat në sistemin gjyqësor, sundimin e ligjit, për luftën kundër korrupsionit si dhe për rrumbullakimin e procesit të integrimit të vendit në NATO.

Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet e përkushtuar fuqishëm në rrumbullakimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE, duke potencuar se procesi euroatlantik është edhe përcaktim programor i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që ndihmojnë lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit në NATO dhe BE.