Kush është Bonez, reperi gjerman me të cilin thuhet se Loredana është në lidhje

Njihuni me Bonez!

Këto ditë po raportohet se Loredana Zefi është në lidhje dashurie me reperin gjerman Bonez, e krejt kjo pasi dyshja kishin publikuar fotografi nga vendet e njëjta.

Duke qenë se u zbuluan shumë shpejt Loredana tha se ajo thjesht e kishte shoqëruar me veturë reperin për tek koncerti i tij, dhe se nuk kishte asgjë në këtë mes.

Por, kush është Bonez?

Bonez MC është reperi dhe producent gjerman. Ai është themelues i grupit 187 Strassenbande bashkë me reperët Gzuz, Maxwell, LX, Sa4 dhe Jambeatz.

Bonez MC është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës gjermane, ku 3 prej albumeve të tij kanë statusin e artë dhe një prej tyre është edhe platin.

Duke qenë kaq i suksesshëm jeta e tij është përtej luksit, ku dhe e shfaqë mjaftueshëm edhe në rrjetet sociale.