Zaev komenton takimin e paralajmëruar mes Pendarovskit dhe Mickoskit

Kryeministri i vendit Zoran Zaev në dalje për media pas vaksinimit u pyet edhe për takimin e ditës së nesërme që pritet të mbahet mes presidentit të shtetit Stevo Pendarovski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Zaev tha se është pro dialogut duke shtuar se me dialog kanë arritur sukses.

Unë jam pro dialogut, le të ketë dialog, e dini se pas dialogut arritëm sukses me z.Mickoski dhe pas asaj kishim dialog me z.Sela dhe z.Gashi të gjithë këto dhanë nëse jo tërësisht por dhanë rezultat”, u shpreh kryeministri Zaev.