Zaev: Kam shpresë tek të gjithë grupet parlamentare për ligjin për PP

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve se a ka “feedback” nga tetë deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së në qoftë se nuk arrin marrëveshje me Mickoskin për ligjin për Prokurori Publike, ai tha se është mirë që të marrin pjesë të gjithë në takimin e sotëm të grupeve të punës për këtë ligj dhe se shpreson mbështetje nga të gjithë grupet e deputetëve.

“Edhe njëherë theksoj se është mirë që të gjithë të marrin pjesë. Gjithsesi, se kam shpresë në tetë deputetët e grupit të pavarur të VMRO-DPMNE-së, nga opozita shqiptare dhe maqedonase, shumica parlamentare, gjithçka me një qëllim përfundimtar që të arrijmë, nëse është e mundur konsensus. Por, nëse jo tjetër, të paktën shumicë të dy të tretës për këtë ligj”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se në takimin e sotëm në Kuvend, ata do të prononcohen se nëse do të marrin pjesë ose jo, nëse do të participojnë, do të informojnë për qëndrimet e tyre etj.

Ndryshe, sot pasdite në Kuvend do të mbahet takimi i grupeve të punës për ligjin për Prokurorinë Publike.