Zaev: Jemi serioz kundër korrupsionit, kemi pesë politikanë në burg!

Sundimi i së drejtës dhe barazia para ligjeve vlen për të gjithë pa përjashtim, theksoi kryeministri Zaev dhe shtoi se Qeveria vazhdimisht i ndjek udhëzimet dhe rekomandimet e trupave të pavarura të antikorrupsionit.

“Kemi më shumë se pesë politikanë që janë në burg me vendim përfundimtar nga Gjykata Themelore dhe e Apelit të cilët tashmë po vuajnë dënimet e tyre. Ky është një sukses i madh në krahasim me periudhën prej katër vite më parë dhe kjo është e dukshme. Çdo qytetar mund të ndjek shpenzimin e parave shtetërore, të gjitha procedurat për furnizim janë publike para se të nënshkruhen ose të fillojnë. Tani në fokus kryesor është digjitalizimi sepse përmes saj duam të ndryshojmë sjelljen subjektive të administratës publike”, theksoi kryeministri Zaev për “Dojçe Vele”. /SHENJA