Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot e filloi karvanin “Më e mira për komunën time” në Bellçishtë, Komuna e Debërcës, prej ku porositi se obligohen të sjellin ujësjellës dhe kanalizim aty ku nuk ka, ndërsa ku ka, rregullisht do ta mirëmbajnë.
“Do të vazhdojnë investimet në kanalizimin atmosferik, si dhe rikonstruimi i rrugëve në komuna. Pikërisht për këtë, investimi në infrastrukturë është investim në zhvillimin. Infrastruktura komunale mbetet në fokusin tonë. Në këtë mënyrë do ta nxisim zhvillimin e çdo komune, pa dallim nëse ajo është e vogël apo e madhe, urbane apo rurale. Secila komunë është e rëndësishme”, tha Zaev.
Për katëer vite, tha ai, kanë ndërtuar mbi një mijë kilometra rrugë, 60 kopshte për fëmijë, 80 shkolla, 60 objekte për policinë, 34 institucione shëndetësore, 20 shtëpi të kulturës, teatro, ndërtesa komunale.
Uji i pastër për pije, ambienti jetesor, rrugët e ndërtuara, kopshte për fëmijë dhe shkollat, vlerëson ai, janë pasqyrë e një komune dhe të rëndësishme për atë se çfarë kushte për jete kanë qytetarët.
Si projekt më të rëndësishëm për komunën, tha se është autostrada Kërçovë – Ohër, e cila, siç tha, do të sjellë mundësi të shumta për zhvillim dhe do ta ndryshojë gjendjen sociale dhe ekonomike të Debërcës.