Një 32-vjeçar në mesin e 14 viktimave të reja nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar të dhënat për Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Nga realizimi i 3.486 testimeve, janë regjistruar 316 raste pozitive.

Janë shëruar 240 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 10 persona.

Ndër viktimat është edhe një 32-vjeçar nga Kumanova.

Në mënyrë shtesë në Regjistrim për personat e vdekur me diagnozë Covid-19 në Termini im janë regjstruar edhe 4 viktima prej datës 13.09.2021 deri në 17.09.2021.

Raste aktive në vend janë 7.029./TV21