Zaev: I zhgënjyer nga BE-ja për vaksinat

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se është i zhgënjyer nga BE sa i përket çështjes së vaksinimit. Këto komente Zaev i ka bërë në intervistë për gazetën e Luksenburgut “Vort”.
“Do të isha jo i ndershëm nëse nuk pranoj se BE-ja na zhgënjeu rreth furnizimit me vaksina. Por, na thanë se për momentin është e pamundshme për BE-në që t`i ndajë vaksinat. Por, na ndihmoi solidariteti serb dhe gjithashtu kemi porositur doza nga Kina dhe Rusia”, ka thënë Zaev.
Kryeministri Zaev qëndron për vizitë në Luksemburg ku është duke lobuar për mbështetjen e hapjes formale të negociatave me BE-në dhe për tejkalimin e vetos bullgare.