Maqedoni, dyfish më shumë burra se gra kanë vdekur nga ko ronavirusi

Të dhënat statistikore, si në korniza botërore, poashtu edhe në Maqedoninë e Veriut tregojnë se meshkujt dhe femrat gati njësoj ifektohen nga virusi Covid 19. Mirëpo sa i përket vdekshmërisë, ky virus është shumë më fatal për meshkujt, se sa për femrat.
Në Maqedoninë e Veiut kjo është edhe më e theskuar se në nivel botëror, sepse vdekshmëria e meshkujve me virus Covid 19 është gati dyfish më e lartë se tek femrat.
Statistikat zyrtare tregojnë se brenda një viti që nga hparaqitja e pandemisë, në Maqedoni kanë ndërruar jetë 3.340 persona, transmeton gazeta Lajm.
Sipas të dhënave që ka siguruar A1On nga Instituti për Shëndetësi Publike, prej tyre 2094 janë meshkuj, kurse 1046 femra.

Në cdo shtet shifrat janë të ndryshme, por megjithatë vërehet tendenca e vdekshmërisë më të lartë nga Covid 19 te meshkujt. Lidhur me këtë janë bërë disa hulumtime dhe të dhënat e grumbulluara në 20 vendenga iniciativa hulumtuese „Global Health 50/50“ kanë treguar se femrat infektohen nga virusi gati njësoj sa meshkujt. Mirëpo meshkujt infektohen më shpesh nga forma të rënda në Kovid 19. Sipas studimit, si një nga faktorët për këtë, është fakti se meshkujt, për shembull, më shumë vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, që konsiderohet si komorbiditet serioz që mund të ketë pasojë fatale për të infektuarit.
Përve; kësaj, vlerësohet se sistemi imunitar te femrat është më rezistues se te meshkujt. Shkaku kryesor për këtë sipas hulumtimit, është hormoni femëror estrogen, i cili e stimulon sistemin imunitar prandaj vepron më shpejtë dhe në mënyrë më agresive kundër mikroorganizmave patogjenë.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut për momentin ka 11.457 raste aktive me Covid 19. Sipas statistikës së Institutit për shëndetësi publike, pjesa më e madhe e të infektuarëve, 3.119 janë persona me moshë mbi 60 vite.
Rreth dy mijë të infektuar i takojnë grupmoshës 30-39 vjec, e po aq edhe grupmoshës 50-59.
Numër më të vogël të infektuarëve, 1392, ka në grupmoshën 20-29 dhe tek adoleshentët.